Nesër, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë masën e sigurisë për Mirlindën e AKSH-së.
Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka caktuar datën 3 shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish-drejtores së AKSH, Mirlinda Karçanaj. Kjo seancë do të shqyrtojë ankimin e vendosur për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, e caktuar më herët ndaj saj nga GJKKO. Seanca pritet të mbahet në orën 11:00.
Masat e sigurisë janë ankimuar gjithashtu nga zv.drejtoresha Hava Delibashi, si dhe nga ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë gjithashtu ankimin e tre biznesmenëve: Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilët aktualisht ndodhen në masën “detyrim paraqitje”.
SPAK dyshon se Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Hava Delibashin dhe persona të tjerë. Për këtë dosje, janë shpallur në kërkim edhe biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.
