Die. Dhj 9th, 2018

Aplikoni për postin e ministrit!

Qeveria e Irakut tha se mënyra e re për zgjedhjen e ministrave të kabinetit, u caktua për të lejuar qytetarët që të aplikonin online.

Sipas të dhënave të fundit, 36,006 persona kanë aplikuar.

Kryeministri i nominuar Adel Abdul Mahdi ishte ai që publikoi të dhënat me krenari. Mes aplikimeve në Facebook kishte diversitet.

Mahdi shkroi në Facebook se ekspertët, specialistët dhe personat me eksperiencë, duhet të propozojnë kandidaturën e tyrë në faqen e qeverisë.

Synimi i tij është që të drejtojë një ekip ministrash tekonkratë të aftë, të çliruar nga tensionet politike, etnike dhe sektariane, që kanë përfshirë Irakun që nga rënia e Sadam Huseinit, në vitin 2003. 

InfoPasqyra/tch

Kategori