Mar. Tet 23rd, 2018

ARABI SAUDITE – Riadi dëbon ambasadorin e Kanadasë pas kritikave për të Drejtat e Njeriut

RIAD, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite bëri të ditur vendimin për dëbimin e ambasadorit të Kanadasë në Riad dhe ngrirjen e çdo marrëdhënieje tregtare, në formë kundërpërgjigje ndaj kritikave të përsëritura të Otavës në lidhje me masat ndëshkuese në drejtim të aktivistëve për të Drejtat e Njeriut.

Mbretëria Saudite i parashtroi diplomatit kanedez një afat kohor 24 orë për t’u larguar nga vendi dhe i kërkoi ambasadorit të saj në Kanada ”për të kërkuar konsultime”, pas një ashpërsimi të papritur të marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve.

Kanadaja nuk reagoi zyrtarisht të dielën në mbrëmje ndaj njoftimit të Riadit, i cili erdhi pas një thirrje të ambasadës së Kanadasë për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve për të Drejtat e Njeriut të burgosur në Arabinë Saudite.

‘’Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të pranojë asnjë shtet të ndërhyjë në çështjet e saj të brendshme apo diktatet e vendosura’’, u shpreh Ministria saudite e Punëve të Jashtme në Twitter./

/v.b/

Kategori