Hën. Tet 22nd, 2018

ARABI  SAUDITE – Riadi përjashton çdo ndërmjetësim të krizës diplomatike me Kanadanë

RIAD, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite përjashtoi sot çdo mundësi ndërmjetësi të krizës diplomatike me Kanadanë dhe konfirmoi se parashikonte masa të tjera ndëshkuese kundër këtij shteti.

Të hënën mbretëria saudite dëboi ambasadorin e Kanadasë dhe bllokoi çdo formë të bashkëpunimit tregtar apo investimi me këtë shtet pas denoncimit nga ana e Otavës të arrestimeve të aktivistëve sauditë për të Drejtat e Njeriut.

”Nuk ka asgjë që justifikon ndërmjetësimin”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir gjatë një konference shtypi në Riad. Kanadaja ka bërë një gabim të rëndë. Një gabim që duhet korrigjuar. Kanadaja është e vetëdijshme për shkallën e gabimit.

Kreu i diplomacisë saudite pohoi se vendi i tij po shqyrton masa shtesë kundër Kanadasë, pa dhënë më shumë detaje./

/v.b/

Kategori