Arabia Saudite: Bashkëjetesa me Iranin është e pamundur për momentin
Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Shaheen Al Marar, ka deklaruar se bashkëjetesa me Iranin, bazuar në sjelljen e tij aktuale, është e pamundur. Mediat raportojnë se ministri është shprehur se Irani vazhdon të kryejë sulme me anë të dronëve dhe raketave.
“Agresioni i vazhdueshëm iranian e bën të pamundur bashkëjetesën me regjimin iranian nën sjelljen e tij aktuale. Adresimi i kërcënimit iranian, duke përfshirë programet bërthamore, raketore dhe të dronëve, si dhe sigurinë detare, është thelbësor për paqen e qëndrueshme”, tha ai.
Në një takim virtual të Bashkimit Arab, Marar theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë tani në një udhëkryq. Kjo pasi ato ose duhet të adoptojnë solidaritetin e tyre, ose do të pozicionohen kundër tyre.
“Emiratet e Bashkuara Arabe janë tani në një udhëkryq: ose do të adoptojnë solidaritet të plotë dhe një qëndrim të vendosur kundër terrorizmit iranian, ose do të rrezikojnë të bëhen joefektive në trajtimin e sfidave të rëndësishme”, tha ai.
