Arabia Saudite paralajmëron: Një sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të shkaktonte destabilizim ekonomik e politik
Arabia Saudite, në koordinim me Omanin dhe Katarin, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të shmangin një sulm ushtarak kundër Iranit. Të tre vendet kanë paralajmëruar se një veprim i tillë mund të shkaktojë një destabilizim serioz ekonomik dhe politik në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas mediave ndërkombëtare, Arabia Saudite, në bashkëpunim me Omanin dhe Katarin, ka nisur kontaktet me administratën amerikane pasi Shtëpia e Bardhë u kishte bërë thirrje vendeve të rajonit të përgatiteshin për veprime të mundshme ushtarake kundër Teheranit.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Gjirit, sipas raportimeve të Wall Street Journal, theksojnë se çdo përpjekje ushtarake për të përmbysur qeverinë iraniane mund të prishë seriozisht dërgesat globale të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila përshkohet nga rreth 20% e furnizimit botëror me naftë bruto.
Krahas kësaj, ata shprehin shqetësimin për reagime të brendshme, humbje ekonomike dhe mundësinë e hakmarrjes si pasojë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane.
Gjithashtu është njoftuar se Arabia Saudite do ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për Shtetet e Bashkuara në rast të një sulmi.
