Arda Kurtulan nën presion për Kombëtaren e Shqipërisë

E papritur! Prapaskena pas kontaktit me trajnerin Sylvinho për Shqipërinë, Kurtulan nën presion: Nëse nuk premton…

Arda Kurtulan është në qendër të vëmendjes. Fenerbahçe po synon transferimin e tij nga Goztepe, por situata po kthehet në një problematikë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Gazetari turk Ertan Suzgun ka zbuluar prapaskenat e zhvillimeve të fundit. Duket se futbollistit me origjinë shqiptare po i bëhet presion që të heqë dorë përfundimisht nga Shqipëria.

“Arda Okan Kurtulan ka të drejtën të zgjedhë mes dy kombëtareve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për t’u transferuar te Fenerbahçe, ai duhet të japë garanci se do të luajë për kombëtaren e Turqisë. Nëse nuk e bën këtë premtim, ai do të llogaritet në kuotën e lojtarëve të huaj,” – shprehet Suzgun.

Kurtulan më parë ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë, pikërisht për të njëjtin shqetësim, pasi duke u llogaritur si lojtar i huaj, mund të dilte jashtë planeve.

Në Turqi po përfitojnë nga fakti se Kurtulan mund të aktivizohet si futbollist turk. Ky qëndrim po shërben sërish si presion, ashtu siç ndodhi edhe te Goztepe.

Largimi nga Turqia do të ishte shpëtimi i tij dhe rrjedhimisht do të sillte grumbullimin e sigurt me Kombëtaren.

Trajneri Sylvinho e kontaktoi futbollistin për ndeshjet e qershorit, ndërsa mësoi për çështjen në fjalë.

[EMRI I GAZETARIT] – PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top