Die. Dhj 16th, 2018

ARGJENTINË – Ish-zëvendëspresidenti dënohet me burgim për korrupsion

BUENOS AIRES, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Amado Boudou, zëvendëspresidenti argjentinas nga viti 2011 deri në vitin 2015, u dënua të martën me rreth gjashtë vite burg për një operacion riblerjeje të një sipërmarrjeje që shtypte kartmonedha në kohën kur kishte qenë ministër i Ekonomisë.

Dënimi i tij vjen në një çast që Argjentina është tronditur nga një skandal i gjerë korrupsioni të funksionarëve të lartë nga krerët e sipërmarrjeve të mëdha.

Gjykata e Buenos Aures gjykoi Boudoun, 55 vjeç, të fajshëm për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke e dërguar menjëherë në burg.

Ai u dënua gjithashtu edhe me burgim të përjetshëm, por avokatët e tij do ta apelojnë këtë vendim.

Ai u shpall fajtor ku ishte ende zëvendëspresidenti i Cristina Kirchner, një post të cilin e la në dhjetor 2015, më pasi ai u vendos në paraburgim në vitin 2017. /G.S/

Kategori