Pre. Sht 21st, 2018

ARKEOLOGJI – Dy varre me artefakte të shtrenjta zbulohen në Kretë

ATHINË, 8 shtator /ATSH-ANA/ – Dy varre të njerëzve të pasur u gjetën në Sitia, në Kretën Verilindore, gjatë një ekspedite arkeologjike, që vazhdon punimet që prej 14 vitesh.

Varrezat i përkasin periudhës 2 800-1 700 para Krishtit.

Në varrin e parë u gjet një armë e përdorur në Petras, një shpatë e shkurtër prej bronzi. Aty pranë ishte edhe një varr i dytë që i përkiste një gruaje. Në varrin e gruas u gjetën një numër i madh rruazash ari të punuara me mjeshtëri shumë të lartë si dhe rruaza prej argjendi e kristali.

Në varrin e dytë të zbuluar u gjetën dhjetëra rruaza ari me zbukurime të holla spirale si dhe qindra rruaza të tjera ari ose argjendi me një diametër prej një milimetër, që duket se kanë qenë të qepura mbi një veshje.

Një varr i tretë i zbuluar më tutje se dy varret e para ështe unik për Petrasin dhe përbëhej nga pllaka të cilat krijonin një strukture në formë kutie. Ky ishte varr fëmijësh nën 10 vjeç. Aty u gjetën dy rrathë ari.

Varrezat e Petras janë më të mëdhatë në Kretë./ /p.s./ a.jor.

Kategori