Pre. Dhj 14th, 2018

ARKEOLOGJI – Zbulohet mbishkrimi ”Jeruzalem” në një gur mijëvjeçar

TEL AVIV, 9 tetor . – Një shkrim i rrallë me shkronja hebraike i emrit të Jeruzalemit, i gdhendur në një gur cilindrik, u zbulua vitin e kaluar nga arkeologët izraelitë në hyrjen perëndimore të qytetit, theksuan autoritetet.

”Është shumë e rrallë të gjesh nga ajo epokë shkrimin e plotë të emrit të Jeruzalemit”, vuri në dukje arkeologu Ilan Baruk.

”Për më tepër, është shumë emocionuese të dallosh qartë shkronjat që mund të shihen sot nga çdo fëmijë izraelit”, shtoi drejtori i Muzeut të Izraelit, Ido Bruno.

Pothuajse një metër i lartë dhe me sa duket i kohës së mbretit Herodi, guri ishte hequr nga ndërtesa origjinale dhe pastaj  ishte ripërdorur për ndërtimin e një ndërtese romake.

Teksti është në aramaisht dhe përmban fjalët ”Hanania, bir i Dodlos të Jeruzalemit”.

Sipas arkeologëve është e supozueshme se Hanania ishte një zejtar vendas dhe se ‘Dodlos’ ishte një referencë e homazhit të figurës së Daedalusit./  /os/ a.jor.

Kategori