Arktiku nën borë të thellë dhe ftohtësi ekstreme

Arktiku përballet me mot ekstrem: dy metra borë, rrugë të kthyer në korridore akulli dhe temperatura -50 gradë Celsius!

Stuhitë e fuqishme kanë përfshirë rajonin arktik, duke lënë pas pamje të rralla të natyrës së egër.

Në vendbanimin arktik të Tiksi-t, në rajonin e Jakutisë, rrugët janë mbuluar plotësisht nga dëbora. Moti ekstrem ka sjellë temperatura të ashpra që zbresin deri në -50 gradë Celsius, duke e bërë jetesën tepër të vështirë për banorët.

Shtresat e dëborës kanë arritur deri në dy metra lartësi, duke kthyer rrugët në korridore të ngushta akulli. Vendasit janë të detyruar të lëvizin mes “labirinteve” të krijuara nga dëbora.

Autoritetet po përballen me sfida të mëdha për të mbajtur të hapura rrugët dhe për të siguruar shërbimet bazë.

Scroll to Top