Armando Broja rikthehet më 16 Mars, trajneri Silvinjo përgatitet

A duhet të shqetësohet Silvinjo? Armando Broja ka datën e rikthimit të tij.

Armando Broja pritet të rikthehet me skuadrën e Bërnlit më 16 mars. Kjo datë raportohet së fundmi, ndërsa bëhet e ditur se Broja do të humbasë edhe takimin kundër Bornmuth për javën e 30-të të Premier Ligës.

Herën e fundit Broja ishte në fushë më 7 shkurt. Pas këtij problemi, u vendos në dyshim edhe prania e tij për sfidën kundër Polonisë jashtë fushe. Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë, shkaktuar nga një goditje ose përplasje. Megjithatë, informacioni nga Bërnli ka qenë i paqartë. Në fillim u tha se trajneri Parker kishte vendosur ta linte jashtë, por tashmë rezulton se arsyeja ishte një dëmtim.

Ka mundësi që Broja të paraqitet në fushë kundër ish-klubit të tij, Fulham, më 21 mars.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo po punon për përgatitjen e listës së Kombëtares. Broja është një nga emrat që konsiderohet pjesë e saj.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top