Armë dhe municione të sekuestruara, arrestohet 63-vjeçar në Tiranë

I gjenden disa armë në shtëpi, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, i cili kishte për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka”. Gjatë këtij operacioni, u arrestua shtetasi M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, si më poshtë:

  • 2 armë zjarri (një automatik dhe një pushkë)
  • 3 armë gjahu
  • 2 armë të ftohta
  • Municion luftarak

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top