Një 63-vjeçar është arrestuar në Fier pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
I moshuari, banues në Hoxharë, humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
