Arrestim Korçë: 16 kg kanabis drejt Greqisë

Po transportonte 16 kilogramë kanabis drejt Greqisë, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi u kap me 16 kilogramë kanabis të cilin po transportonte drejt Greqisë me automjetin e tij.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim edhe një 37-vjeçar, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i personit të arrestuar.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e policisë gjetën brenda një çantë sportive 15 pako me lëndë narkotike kanabis, të mbështjella me natriban, me peshë totale prej 16 kilogramë.

I arrestuari është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Scroll to Top