Lajmeneutrale

Arrestim Kurbin: 62-vjeçar kapet me 7 kg kanabis

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Begtash Zenelit, policia gjeti 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, organizuan operacionin policor të koduar “Streha”. Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në doza.

Shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.