Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Murriqan, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia Kufitare e PKK Muriqan, nëpërmjet kontrolleve të përforcuara dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, ka kapur në hyrje të Shqipërisë shtetasin Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.
Ky individ ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale të “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, sipas legjislacionit italian.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, do të ndjekë procedurat e nevojshme për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë.