Lot dhe britma! Agjentët e ICE-së arrestojnë një nënë në aeroportin e SHBA-së para vajzës së saj të mitur, videoja shkakton zemërim
Një video që dokumenton arrestimin e një gruaje nga oficerët e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos të dielën ka nxitur reagime të forta nga zyrtarë lokalë dhe përfaqësues politikë në Kaliforni.
Videoja, e publikuar të hënën nga një rrjet lokal i lidhur me NBC, tregon gruan teksa qan dhe bërtet, ndërsa oficerët e ICE-së përpiqen ta shtrijnë në tokë dhe ta prangosin. Në pamjet e videos shihet edhe vajza e saj e mitur, duke qarë.
Senatori demokrat i Kalifornisë, Scott Weiner, ka kritikuar incidentin, duke deklaruar se veprimet e oficerëve federalë shkaktojnë “të frikë dhe kaos”. Kryetari i bashkisë së San Franciskos, Daniel Leury, gjithashtu e ka përshkruar arrestimin si “shqetësues”.
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr ICE, ka konfirmuar se Angelina Lopez-Jimenez dhe Wendy Godinez-Lopez u arrestuan për shkelje të ligjit të imigracionit, pasi familjes i ishte lëshuar urdhër largimi për t’u kthyer në Guatemalë që nga viti 2019.
Përfaqësuesja demokrate, Doris Matsui, ka deklaruar se gruaja e arrestuar jeton në Sacramento dhe e ka përshkruar atë si “një fqinje dhe anëtare të komunitetit tonë”.
Veprimet e ICE-së, duke u lidhur me politikat anti-imigracion të ish-presidentit Donald Trump, janë dënuar gjerësisht nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët argumentojnë se operacioni shkel të drejtat e procesit ligjor dhe ka krijuar një mjedis të pasigurt, sidomos për pakicat etnike. Trump ka pretenduar se veprimet e tij synojnë përmirësimin e sigurisë dhe uljen e imigracionit të paligjshëm.
Autoritetet e aeroportit kanë njoftuar se nuk kanë qenë të përfshira dhe e kanë përshkruar incidentin si “të izoluar”. Aeroporti ka funksionuar normalisht, pa ndikim në fluturime dhe proceset e hipjes në bord të pasagjerëve.
Policia e San Franciskos gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka pasur përfshirje në incident.
