Në Durrës, 36-vjeçari arrestohet pasi ishte në kërkim për disa vepra penale.
Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Gjykata e Durrësit i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Sipas njoftimit, Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të mëposhtme:
- Kanosja
- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
- Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta
- Mbajtja pa të drejtë e uniformës
