Me fenelina dhe armë zjarri në automjet, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan
Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”, ku është arrestuar një 32-vjeçar banues në Peqin.
Shtetasi u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”. Në pjesën e përparme të automjetit, ai kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë. Arma, fenelinat dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
