Arrestim në Përmet: 3 armë zjarri e drogë kapen

Iu gjetën 3 armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet 33-vjeçari në Përmet

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në Përmet. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi iu gjetën në banesë 3 armë zjarri dhe municione luftarake. Ai i mbante këto sende të kundërligjshme me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën:

  • 3 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 2 pushkë)
  • 300 fara kanabisi
  • sasi kanabisi e dyshuar për shitje
  • 4 krehra dhe fishekë luftarakë

Policia ka njoftuar se operacioni i koduar “Historiku” është finalizuar me sukses. Ai ka sjellë sekuestrimin e këtyre armëve, farave të kanabisit, sasive të drogës dhe municioneve luftarake. Shtetasi i arrestuar, i cili rezulton të ketë precedentë penalë në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas me precedent penal ishte përfshirë në veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, finalizuan operacionin “Historiku”.

Gjatë këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. K., 33 vjeç, banues në Përmet, i cili ka precedent penal për narkotikë.

Armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’iu nënshtruar ekspertizës, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top