Arrestim Oficeri Antiterror, SPAK akuzon për trafik droge

Arrestimi i oficerit të Antiterrorit/ Prangat iu vunë në Akademinë e Policisë

Janë zbuluar informacione shtesë lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Ai u arrestua në kuadër të një operacioni të gjerë të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.

SPAK e akuzon atë për përfshirje në grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Paraprakisht, ai ka shërbyer në Forcat Operacionale, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij u zbatua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Scroll to Top