Arrestim për drogë, armë dhe para në Tiranë

Dy persona 26-vjeçarë janë arrestuar në Tiranë nga Policia, pasi janë kapur duke shitur lëndë narkotike.

Sipas informacioneve, njëri prej të arrestuarve, K.B., kishte fshehur lëndën narkotike, e cila iu sekuestrua pas kontrollit fizik nga autoritetet.

Ndërsa personi tjetër i arrestuar, S.S., gjatë kontrollit fizik iu gjetën, përveç lëndës narkotike, edhe 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e drogës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për dy të akuzuarit deri në një vendim përfundimtar.

Leave a Comment

Scroll to Top