Policia e Kamzës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet të jetë përfshirë në shpërndarjen e kokainës.
Operacioni i koduar “Bulevardi” u zhvillua në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi E. P., 22 vjeç, u ndalua nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, u sekuestruan:
- Një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
- Një peshore elektronike.
- Një automjet.
- Një aparat celular.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.