Arrestim për plagosje me thikë në Fier

Fier/ Arrestohet 44-vjeçari që plagosi me thikë punonjësin e sigurisë në spital

Një ngjarje e rëndë me plagosje me mjet prerës ka ndodhur sot në qytetin e Fierit. Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Mësohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier. Punonjësi i sigurisë ka pësuar dëmtime të lehta.

Scroll to Top