I dyshuar për spiunazh për Rusinë, arrestohet 33-vjeçari në Suedi
Një 33-vjeçar është arrestuar në Suedi, pasi dyshohet për spiunazh për llogari të Rusisë. Sipas medias ndërkombëtare, shtetasi suedez dyshohet se ka punuar ose ka shërbyer në ushtri.
“Sipas hetimeve, i dyshuari ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse“, deklaroi prokurori Mats Ljungqvist për mediat.
Prokurorët bënë me dije se 33-vjeçari ka spiunuar nga janari i vitit 2025 deri në arrestimin e tij më 4 janar të këtij viti, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Nga ana e tij, 33-vjeçari i ka mohuar akuzat.
