Arrestim për vjedhje makine në Tiranë

Vodhi makinën dhe më pas u kap duke e drejtuar, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti në zonën e Yrshekut në kryeqytet. Ai u kap duke drejtuar automjetin e vjedhur, një “Volkswagen”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së informacionit se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, është arrestuar shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, pronë e shtetasit M. E., të cilin dyshohet se e ka vjedhur nga oborri i banesës së këtij të fundit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top