Arrestohet 52-vjeçari në Poliçan për shkelje të masës së sigurisë dhe shitje kokaine
Një 52-vjeçar është arrestuar në Poliçan pasi ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” duke vazhduar aktivitetin e shitjes së kokainës. Gjatë kontrollit, i arrestuari posedonte edhe mjete prerëse dhe municion.
Policia njoftoi se janë sekuestruar sasi kokaine dhe Cannabis Sativa, dy mjete prerëse dhe fishekë luftarakë. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 52-vjeçari ishte marrë masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
