Arrestime në Rodos: Shkatërrohet grup trafikantësh droge

Shkatërrohet grup kriminal në Greqi, tre shqiptarë në pranga

Policia greke ka arrestuar pesë persona në ishullin e Rodosit për trafik droge, ku tre prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Sipas hetimeve të zhvilluara, grupi drejtohej nga 40-vjeçari Alen Rizvani. Ky grup furnizohej me lëndë narkotike nga Athina, të cilat transportoheshin me anije nga Pireu drejt Rodosit.

Ndër personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë edhe shtetasit shqiptarë Ermal Shametaj dhe Sotir Pano, si dhe dy shtetas grekë, prej të cilëve njëri shërbente si ushtar.

Veprimtaria e grupit u ndërpre përkohësisht pas arrestimit të dy grave, 24 dhe 32 vjeç, të cilat u kapën në muajt maj dhe qershor 2025 me sasi të konsiderueshme kokaine gjatë transportit nga Pireu në Rodos. Autoritetet thanë se ky ndërprerje ishte e përkohshme, pasi organizatori kryesor kishte tentuar të riorganizonte rrjetin me anëtarë të rinj.

Hetimet nxjerrin në pah se ky grup dyshohet të ketë trafikuar të paktën 7 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur mbi 700 mijë euro.

Gjatë operacionit policor, u sekuestruan:

  • 327 mijë euro cash
  • 1.6 kilogramë kanabis
  • 27.23 gramë kokainë
  • Katër peshore precize
  • Telefona celularë
  • Shënime të cilat dyshohet se shërbejnë si evidencë e aktivitetit kriminal.
Scroll to Top