Policia australiane arreston 7 persona të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist
Policia australiane ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në periferitë jugperëndimore të Sidneit. Hetuesit besojnë se burrat e arrestuar të enjten, të cilët kishin mbërritur në Sidnej nga shteti fqinj i Victorias, mbështesin ideologjinë ekstremiste islamike dhe mund të kenë qenë duke planifikuar një akt dhune.
Zëvendës Komisioneri i Policisë së Shtetit, David Hudson, tha se e vetmja armë që iu gjet burrave gjatë kontrollit ishte një thikë. “Kemi disa informacione se ata kanë ndërmend të vizitojnë plazhin Bondi. Kështu që vendosëm t’i ndalojmë sepse pas mizorive të kryera në Sidnej të dielën e kaluar, nuk do të rrezikojmë dhe do të presim e të shohim se çfarë mund të bëjnë.”
