Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe dhunuar një 28-vjeçar.
Sipas policisë, tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng 28-vjeçarin dhe e kanë dhunuar atë.
Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia ndërhyri duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Në pranga kanë rënë shtetasit:
- E.L., 30 vjeç
- E.Sh., 24 vjeçe
- M.K., 22 vjeç
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë të veprës penale.
