Zyrtare nga policia: 18 protestues të arrestuar, 28 të proceduar, mes tyre një deputet
Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me personat e ndaluar pas protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme. Sipas uniformave blu të kryeqytetit, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat gjithsej 46 shtetas. Nga këta, 18 janë arrestuar, ndërsa 28 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale:
- A. K., 19 vjeç
- D. G., 32 vjeç
- A. I., 42 vjeç
- V. I., 22 vjeç
- E. Xh., 18 vjeç
- K. N., 23 vjeç
- R. I., 20 vjeç
- E. C., 46 vjeç
- R. P., 26 vjeç
- M. K., 31 vjeç
- A. D., 31 vjeç
- K. K., 45 vjeç
- F. D., 23 vjeç
- B. B., 23 vjeç
- A. D., 53 vjeç
- Dhe 3 shtetas të mitur.
Policia sqaron se këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore. Gjithashtu, ata kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta.
Ndërkohë, 28 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Mes tyre është edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Policia bën me dije se gjatë protestës së djeshme janë sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Njoftimi i policisë në përmbledhje:
Gjatë tubimit të zhvilluar dje nga Partia Demokratike, ku protestuesit hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, janë identifikuar 46 shtetas. 18 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 28 të tjerë janë proceduar penalisht. Janë sekuestruar gjithashtu 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë, pas veprimeve të para hetimore lidhur me veprimet e kundërligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të Partisë Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit dhe kanë hedhur sende të forta e lëndë djegëse drejt tyre dhe institucioneve, kanë arrestuar në flagrancë 18 shtetas, përfshirë 3 të mitur, si dhe kanë proceduar penalisht 27 shtetas të tjerë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme.
