Arrestime për Mbetje Toksike në Durrës: 20 të Ndaluar

Skandali i Mbetjeve Toksike: 20 të Arrestuar në Gjykatën e Durrësit

Njëzet persona të arrestuar janë paraqitur në Gjykatën e Durrësit lidhur me skandalin e mbetjeve të rrezikshme të gjetura në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve, 13 prej tyre janë marrë me masë sigurie “arrest në burg”, ndërsa shtatë të tjerë janë në masën “arrest në shtëpi”.

Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve dhe masave të larta të sigurisë, mediat nuk janë lejuar brenda ambienteve të Gjykatës.

Personat të cilëve iu është caktuar masa “Arrest në Burg”:

  • Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO
  • Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO
  • Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”
  • Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës
  • Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës
  • Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës
  • Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës
  • Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës
  • Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”
  • Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit të shitjeve në “Kurum”
  • Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N”
  • Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N”
  • Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit, AKM

Personat të cilëve iu është caktuar masa “Arrest në Shtëpi”:

  • Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës
  • Arta Dollani – Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM
  • Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM
  • Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”
  • Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM
  • Bujana Tonçiça – Sektori i lejeve mjedisore, AKM
  • Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Operacioni i koduar “Eko-Toxic”, i drejtuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, ka ekzekutuar 20 masa sigurie për vepra penale të lidhura me kontrabandën, menaxhimin e mbetjeve, falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Scroll to Top