Aldo Avdylaj, i kërkuar nga drejtësia, është arrestuar në Tiranë nga Forcat Operacionale. Arrestimi i tij i jep fund arratisë disa ditore, pasi ai ishte shpallur në kërkim pas operacionit të 2 tetorit të zhvilluar nga SPAK. Ky operacion goditi dy grupe të fuqishme kriminale që vepronin në Durrës, ato të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt.
Avdylaj u gjet dhe u arrestua në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.