Arrestimi i Ciro Andolfi, kreut të mafias italiane

VIDEO/ Arrestohet kreu i mafias italiane, publikohen pamjet e vendit sekret ku fshihej

Ciro Andolfi, i njohur si kreu i mafias italiane, është arrestuar ditën e sotme. Andolfi ishte shpallur në kërkim që nga viti 2022 dhe figuroi në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.

49-vjeçari ishte dënuar me 8 vite e 3 muaj burg për organizatë kriminale, zhvatje me metoda mafioze dhe korrupsion. Ai u arrestua në Via Giulia Lama, ku u gjet i fshehur në një hapësirë të fshehtë të ndërtuar brenda apartamentit të tij. Hyrja e strehës ishte e padukshme, pasi ishte mbuluar nga një radiator.

Scroll to Top