Mër. Dhj 19th, 2018

Arrestimi i pedagogut, Balla: Drejtuesi i PD-së, Tiranë u la në burg

TIRANË,12 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sërish ndaj arrestimit të Dritan Shoraj, i cili mban gradën doktor shkencash dhe punonte si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.

Pasi deklaroi fillimisht se Dritan Shoraj është njeri i Partisë Demokratike, Balla ka cilësuar këtë të hënë se ai është krahu i djathtë i kreut të PD-së, Lulzim Basha. Balla i drejton edhe një pyetje Bashës.

“Lulëzim! Krahu yt i djathtë në çadrën e “lirisë” dhe “Republikës së Re” në Tiranë Dritan Shoraj u la nga Gjykata në arrest me burg. Pse nuk e largon si drejtues i PD-së Tiranë dhe si drejtues i Departamentit të Ekonomisë në SHQUP”, tha Balla. /j.p/

Kategori