Arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë, për tentativë grabitjeje

Një tentativë për grabitjen e një furgoni me 8 milionë euro ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve dhe 11 personave të tjerë nga Italia. Një gjykatë italiane ka konfirmuar qëndrimin në burg të 14 personave të marrë nën pyetje, mes tyre edhe tre shqiptarë, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një bande që po përgatitej të kryente një grabitje të madhe.

Arrestimet u kryen nga policia italiane më 18 mars në Vignola, pranë Modenës. Të dyshuarit akuzohen për planifikimin e grabitjes së një automjeti të blinduar të transportit të sendeve me vlerë, i cili lëvizte në Autostrada del Sole pranë Bolonjës. Automjeti i blinduar, i përket kompanisë së sigurisë “Battistolli”, ishte nisur nga Paderno Dugnano, në periferi të Milanos, në orën 3:15 pasdite dhe pritej të mbërrinte në destinacionin e tij në orën 5:25 pasdite, duke transportuar një shumë prej 6-8 milionë eurosh.

Gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorive të Modenës dhe Chietit, të cilat po koordinojnë hetimet për të mbajtur të gjithë të dyshuarit në burg në këtë fazë fillestare të procesit.

Të tre shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si:

  • Emiliano Smakaj (24 vjeç), banues në Cerignola.
  • Alban Zeneli (33 vjeç).
  • Jurgen Xhixha (33 vjeç).

Të dyshuarit përballen me akuzën e tentativë grabitjeje me metoda mafioze.

Scroll to Top