Arrestohen 2 shqiptarë për trafik droge në Itali

Kokainë në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Teramos, Itali. Ata dyshohet se kishin kthyer një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në një pikë të vazhdueshme shitjeje kokaine.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua pasditen e djeshme, pas një hetimi të nisur mbi bazën e disa sinjalizimeve anonime për lëvizje të dyshimta në këtë zonë. Sipas policisë italiane, personat e arrestuar, 23 dhe 34 vjeç, u kapën në flagrancë në momentin kur po kryenin një transaksion droge. Ata u ndaluan teksa po shkëmbenin pesë doza kokaine me një person tjetër.

Qëndrimi i tyre i izoluar në parking dhe sjellja e çuditshme kishin tërhequr vëmendjen e forcave të rendit. Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti edhe pesë doza të tjera kokaine, ndërsa në banesën ku qëndronin dy shqiptarët u sekuestruan materiale të përdorura për paketimin e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu 1 450 euro, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

Scroll to Top