Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim në Rinas

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim

Tre persona, të shpallur në kërkim, janë arrestuar në Rinas, pasi rezultojnë të dënuar për trafik lëndësh narkotike. Policia njofton se njëri prej tyre ishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, nëpërmjet analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët, kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Konkretisht, është arrestuar shtetasi Denis Xhelili, 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar. Pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara, rezultoi se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e ka dënuar atë me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.

Scroll to Top