Arrestohen dy shqiptarë në Itali për rrëmbim dhe grabitje

Rrëmbyen çiftin italian, arrestohen pas dy vitesh dy shqiptarë në Itali

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, dy vite pasi kishin rrëmbyer një çift italian dhe u kishin grabitur një shumë prej 64 mijë eurosh. Sipas mediave italiane, ata kishin kërcënuar me armë çiftin italian për t’u marrë paratë dhe bizhuteritë e arit, me një vlerë të përafërt prej 64 mijë eurosh.

Dy të arrestuarit aktualisht ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin para drejtësisë.

“Kjo masë paraprake është kulmi i një përpjekjeje komplekse hetimore, të koordinuar nga Prokuroria dhe të kryer nga Departamenti i Karabinierëve nga nëntori 2023 deri në qershor 2025. Kjo përpjekje, duke përfshirë hetimet teknike dhe mbledhjen e deklaratave të viktimave, ka lejuar identifikimin e personave përgjegjës për një rrëmbim me qëllim grabitjeje, të kryer më 28 nëntor 2023, në Macerata, Campania, brenda shtëpisë së një çifti italian,” thanë autoritetet italiane.

Scroll to Top