Dy shqiptarë të arrestuar në Itali pas dy vitesh për rrëmbimin e një çifti italian
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, të cilët dy vite më parë kishin rrëmbyer një çift italian dhe u kishin grabitur pasuri me vlerë rreth 64 mijë euro.
Sipas mediave italiane, ata kishin kërcënuar çiftin italian me armë për t’ua marrë paratë dhe bizhuteritë e arit. Të arrestuarit aktualisht ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin para gjykatës.
Autoritetet italiane deklaruan se arrestimi është kulmi i një hetimi të thellë, të koordinuar nga Prokuroria dhe zbatuar nga Departamenti i Karabinierëve, i cili ka zgjatur nga nëntori 2023 deri në qershor 2025. Ky hetim, duke përfshirë analiza teknike dhe marrjen e dëshmive nga viktimat, ka çuar në identifikimin e personave përgjegjës për rrëmbimin me qëllim grabitjeje, të kryer më 28 nëntor 2023, në Macerata, Campania, brenda banesës së çiftit italian.
