Arrestohen tre persona për drogë në Vlorë dhe Sarandë

Po përgatisnin doza me lëndë narkotike, arrestohen tre persona në Vlorë dhe Sarandë.

Policia ka arrestuar tre persona në Vlorë dhe Sarandë. Një 21-vjeçar u arrestua në qytetin e Vlorës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje. Ndërkohë, në qytetin e Sarandës, policia ka arrestuar dy persona, 41 dhe 46 vjeç, pasi u kapën duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit të tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.

Të arrestuarit janë shoqëruar drejt komisariatit, ndërsa policia po kryen hetime të mëtejshme mbi këto raste.

Scroll to Top