Mijëra euro të falsifikuara dhe municion luftarak, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi në banesën e tij u gjetën 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.
Në kuadër të operacionit të koduar “Livadhet 3”, u vu në pranga i riu, shtetasi Ornaldo Çerenishta. Policia bën me dije se automjeti dyshohet të jetë vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës në vitin 2019, ndërsa dy targat e dyshuara të vjedhura janë nga qyteti i Tiranës, nga viti 2025. Ndërkohë, policia vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar.
Njoftimi finalizohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, operacioni i koduar “Livadhet 3”, ku vihet në pranga një 19-vjeçar. Nga banesa e tij janë sekuestruar 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Livadhet 3”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi Ornaldo Çerenishta, 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur edhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara
- municion luftarak
- 8 celularë
- një sasi lënde djegëse
- 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë-Krujës, në vitin 2019
- 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025
Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
