Arrestohet 24-vjeçari në Kukës i shpallur në kërkim nga Kosova

I shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë, arrestohet në Kukës 24-vjeçari

Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, është arrestuar në fshatin Borje të Kukësit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, kapet në fshatin Borje dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 24-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin: S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.

Scroll to Top