Arrestohet 29-vjeçar sirian në Holandë për sulm ndaj Evropës

Arrestohet 29-vjeçari sirian në Holandë, i dyshuar për planifikim sulmi në Evropë me lidhje në ISIS.

Policia holandeze ka arrestuar një 29-vjeçar sirian, i cili dyshohet të jetë anëtar i grupit Shteti Islamik (ISIS) dhe po planifikonte një sulm në Evropë.

Ky përfundim u arrit nga prokurorët pas analizimit të postimeve të të riut në rrjetet sociale. Shërbimi i inteligjencës holandeze AIVD identifikoi postime ku personi në fjalë kërcënonte të kryente një sulm në një zonë të paçakatuar të Evropës rreth fundvitit.

Prokurorët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me natyrën e sulmit të planifikuar apo arsyet e dyshimit për lidhje me Shtetin Islamik (ISIS).

29-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Fissingen, në pjesën jugperëndimore të Holandës. Një urdhër gjykate ka vendosur që ai të qëndrojë në paraburgim për të paktën 30 ditë, pasi hetimet janë ende në vazhdim.

Scroll to Top