Arrestohet 32-vjeçari për shitje droge në Vaun e Dejës

Shiste drogë në lokalin e tij/ Policia vë në pranga 32-vjeçarin në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga fshati Kapedan, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin që ai administronte, si edhe në një ambient tjetër pranë tij, efektivët konstatuan dhe sekuestruan një sasi kanabisi, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Klemjan Perndreu u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë nisur procedimet për veprat penale ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘përshtatja e lokalit për përdorim droge’.

Scroll to Top