Arrestohet 33-vjeçari për shitje kokaine në Fier

Shiste kokainë në qytet, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit nga policia, pasi akuzohet se shiste kokainë.

I arrestuari është Arnold Levendi, 33 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një dozë lëndë e dyshuar si kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të cilat dyshohet se ishin për shitje.

Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan si prova materiale automjeti dhe dy celularë të të arrestuarit.

Scroll to Top