Arrestohet 35-vjeçar në Shqipëri, kërkohej nga Italia

I kërkuar nga autoritetet italiane/ Arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal në Itali.

Pas hekurave ra Martin Zheri (Tirtja), 35 vjeç, i cili akuzohet për vjedhje me armë.

NJOFTIMI I POLICISE

Komisariati i Policisë Mirditë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mekanizmi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

35-vjeçari, i kërkuar nga autoritetet në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje (me armë) në banesa në 4 rajone të Italisë gjatë vitit 2023, është kapur.

Persona tjetër, që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte i arrestuari në Rrëshen, po procedohet penalisht.

Automjeti tip “Benz” është sekuestruar.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.

Scroll to Top