Arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë për veshje kontrabandë

Shiste veshje kontrabandë, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Një 38-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se administronte një dyqan ku tregtonte veshje me logo të markave të njohura, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Gjithashtu, nuk janë lëshuar fatura për shitjet.

Në pranga është vënë shtetasja me iniciale E.N., 38 vjeçe, banuese në zonën e Babrrusë. Policia bën me dije se nga ky dyqan janë sekuestruar rroba me logon e markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa 1”.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Etiketa 1”, duke zbuluar një subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, pa lëshuar fatura shitjeje. Administratorja e dyqanit është arrestuar dhe janë sekuestruar rroba me vlerë rreth 40 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të kontrolleve për identifikimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë informale dhe shmangin detyrimet tatimore, kanë finalizuar operacionin “Etiketa 1”. Gjatë operacionit u zbulua një dyqan i paligjshëm në rrugën “Demokracia”, në Babrru.

Në kuadër të operacionit, u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru. Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën rroba të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa dokumentacion që të vërtetonte origjinën e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top