Arrestohet 43-vjeçar në Tiranë për 6 vjedhje

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për kryerjen e 6 vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje.

Sipas policisë, më datë 21 janar 2026, shtetasi Klajdi Muhametaj dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe dokumente nga zyra e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”. Në të njëjtën ditë, ai ka tentuar të kryejë vjedhje edhe në filialin e një banke.

Gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2025, 43-vjeçari ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur para të dyshuara të vjedhura, veshje që dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar gjatë vitit 2025 dhe në ditët e para të vitit 2026. Ai është kapur dhe është vënë në pranga. 43-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.

Janë sekuestruar një shumë parash, e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se i ka përdorur 43-vjeçari gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”. Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje:

  • Më datë 21.01.2026, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente nga zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke.
  • Më datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top